Ashtu siç ishte paralajmëruar, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, të shtunë në mesditë ka ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.
Për ta pritur këngëtaren, kishin dal fansa të shumtë të saj nga Kosova. Ndërkohë, përveç se do të performojë në koncertin e madh që të hënë, më 10 shtator, do të zhvillohet në Stadiumin e Prishtinës, ajo ka bërë të ditur se do të xhiroj edhe një pjesë të klipit për një këngë të re që është duke e përgatitur.
Këngëtarja, Rita në një prononcim të shkurtër për media, ka thënë se ndihet shumë e lumtur pasi këto ditë po e viziton Kosovën.
“Nuk e di se kur do të mbaj koncertin, por e kam në plan për të mbajtur një koncert në Prishtinë”, është përgjigjur shkurt këngëtarja Rita Ora.
Edhe pse nuk ka treguar datën e koncertit, burime të afërta me këtë yll të muzikës, bëjnë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për koncertin e madh që të hënë, më 10 shtator, do të zhvillohet në Stadiumin e Prishtinës. Ky koncert do të mbahet në ditën kur edhe përmbyllet mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës dhe se prezenca e Rita Orës, këtë festë pritet ta bëjë edhe më madhështore.
Rita, gjatë ditëve sa do të qëndrojë në Kosovë do të akomodohet në hotelin “Emerald”, në periferi të Prishtinës
