Pages

Sunday, September 16, 2012

Yjet që përjetuan dhunë

Download Upload Watch Video and Photo All for Free 100%
Është shumë e njohur ngjarja kur këngëtarja Rihanna u sulmua fizikisht (2009) nga asokohe i dashuri Chris Brown, por ajo nuk është e vetmja që ka përjetuar dhunë nga partneri i saj.
Rihanna
Kanë kaluar tre vjet që kur Chris Brown e rrahu Rihannan, në prag të dhënies së çmimeve Grammy. Reperi më pas u arrestua dhe u dënua. Ndërsa tani raportohet se çifti dëshiron të lidhet sërish bashkë. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Rihanna ka deklaruar se askush nuk mund ta ndalë bashkimin e tyre, nëse ajo vazhdon t’i kthehet ish- të dashurit.
Kim Kardashian
Sipas Kosovapress, edhe Kim Kardashian ka qenë viktimë e keqtrajtimit dhe atë derisa ka qenë e martuar me producentin e muzikës, Damon Tomas. Ata dy janë martuar kur bukuroshja ishte 19-vjeçe. Damon e keqtrajtonte çdo ditë, ndërsa kur e paraqiti kërkesën për divorc, Kardashian kishte thënë se ai e kishte goditur nëpër fytyrë, që buzën ia kishte dëmtuar disa herë dhe i tërë ky dajak kishte filluar menjëherë pasi që ishin martuar. Ata zyrtarisht janë ndarë në vitin 2004, ndërsa Damon ishte i detyruar që asaj t’i paguante 56.000 dollarë.
Halle Berry
Aktorja e njohur, Halle Berry, për herë të parë si vajzë e vogël e kishte parë se si babai e rrihte nënën e saj. Pas kësaj, kjo gjë u përsërit edhe në jetën e saj. Ajo ka pranuar se në vitin 1993 i dashuri i saj e kishte rrahur, nga goditjet e të cilit veshi i djathtë i kishte humbur 80 për qind dëgjimin. “Në momentin kur e bëri këtë, unë vendosa ta lë atë. Nëna më kishte thënë: ‘Nëse mashkulli të godet, atëherë lëre’”, ka thënë Berry.
Pamela Anderson
Pammy ishte martuar me muzikantin Tom Lee vetëm disa ditë pasi e kishte njohur. Martesa e tyre e shumëpërfolur kishte përfunduar pas tri vitesh së bashku, ndërsa ai kishte përfunduar në burg ku i kaloi katër muaj për shkak se e sulmoi Pamelan. Thuhet se gjatë incidentit rokeri e kishte rrëzuar dhe goditur me këmbë aktoren derisa ajo në dorë e mbante djalin e tyre, Dilan.
Whitney Houston
Këngëtarja e ndjerë, Whitney Houston, po ashtu ka përjetuar dhunë nga bashkëshorti Bobby Brown. Kjo, siç pohojnë miqtë e saj, ka qenë njëra nga arsyet se pse filloi të merrte drogën dhe të konsumonte alkool.
/Telegrafi/
 
 
Copyright © Argetohu
Blogger Theme by Blogger